KSHZ nuk përfundon kontrollet në terren

Kontrolli në terren i emrave të dyshimtë në listën e zgjedhësve vazhdon akoma ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa ditë për vulosjen e 5 qershorit si datë e zgjedhjeve. Nga ky institucion njoftojnë se ky proces është në përfundim e sipër dhe vazhdon regjistrimi elektronik i rezultateve të arritura, njofton Alsat M.

Derisa në çdo moment priten rezultate konkrete nga ky institucion, zv/ministri plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në se përmes ministres Arsovska Tomovska dhe sekretarit shtetëror Jahi Jahiu, kanë angazhuar ekipe të tyre për regjistrimin elektronik të këtyre të dhënave, gjë që sipas tij, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button