Mediat botërore për emrat e rinj të ministrave, DW: Pa përvojë në krizë politike!

Sipas Dojçe Wele, e cila sot doli me një artikull lidhur me emërimin e ministrave të rinj nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, konsiderohet se handikap i tyre nuk është mosha, por mungesa e përvojës që të udhëheqin me këto resore qeveritare në kohë kur vendin e ka kapluar kriza politike. Këto janë një pjesë e reagimeve të para që kur mbrëmë Bashkimi Demokratik për Integrim i kumtoi emrat e kandidatëve të rinj për Ministra. “Në përputhje me vendimin unanim të kryesisë qendrore të BDI-së si dhe me kompetencat statutare Kryetari Ahmeti vendosi që të propozoj kandidatë për përfaqësues në pushtetin ekzekutiv”, kumtuan mbrëmë nga BDI, transmeton TV21.

Sipas Dojçe Wele-s deri te përpilimi i listës definitive në opinion kanë qarkulluar në mënyrë spekulative shumë emra, por gati të gjithë të panjohur për opinionin e gjerë. E tillë është edhe gjendja në listën definitive që Ahmeti ia propozoi kryeministrit Emil Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button