Ostreni: Po koalicione, pa BDI-në dhe PDSH-në

Po bëjmë analiza për koalicione të mundshme. Do të përqendrohemi në koalicione me partitë jashtë parlamentare, nuk bëjmë koalicione me BDI-në dhe PDSH-në.

Kështu është shprehur kreu i UNITETI-t gjeneral Gëzim Ostreni, pas dorëzimit të iniciativës për ndryshime kushtetuese, raporton Portalb.

Për ndërrimin e kuadrove të BDI në postet ministrore, Ostreni tha se nuk pret ndryshim të qasjes së BDI-s. Sipas tij, kjo përbërje qeveritare ka mision vetëm t’i organizojë zgjedhjet, asgjë më shumë.

Përndryshe, pas paralajmërimeve paraprake të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se do të njoftohet opinioni në vazhdim për hapat e mëtejmë të partisë aktuale në pushtet BDI, dje i njëjti doli me vendim konkret duke i ndërruar të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e deritanishëm me kuadër të rinj, që janë pak të njohura për opinionin.

LEXO: Ja cilët janë ministrat e ri të BDI-së (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button