Ashton për Ukrainën: Besoj se kriza do të kapërcehet

Marshimi i protestës në Ukrainë mblodhi bashkë mbi 200 mijë qytetarë në mbrojtje të perspektivës europiane të vendit, me kërkesën që presidenti Viktor Janukovic të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit me Be-në.

Në një kohë që Brukseli pezulloi marrëveshjen, derisa Kievi të qartësojë synimet e veta për nënshkrimin apo jo të saj, kryediplomatja europiane, Catherine Ashton deklaroi se beson se shqetësimet “afatshkurtëra” financiare, që e ndalën presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, nga nënshkrimi i marrëveshjes për lidhje më të afërta me BE-në, mund të kapërcehen.

Nga Brukseli, Ashton theksoi se BE “mund të punojë me të për zgjidhjen” e problemeve, qoftë nëpërmjet vetë Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ose sektorit privat. Sipas saj,  kriza nuk duhet të ketë ndikim negativ në raportet e BE-së me Rusinë, të vendosur nën akuzë se ka bërë presion ndaj Ukrainës, që të mos e nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit me Brukselin.

Por, në Kiev atmosfera qëndron e ndezur, dhe pas demostratës gjigande të një dite më parë, sheshi Pavarësisë është i mbushur ende me njerëz. Korrespondentët thonë se marshime të tilla të mëdha janë bërë rutinë në këto ditë të lëvizjes proeuropiane në Ukrainë, megjithatë tubime më të vogla të mbështetësve të Janukovic tregojnë se ka njerëz që nuk e duan integrimin europian, të paktën për momentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button