Fëmijët shqiptarë në Idrizovë bëjnë kilometra rrugë për në shkollë!

Nxënësit e klasës së 6, 7, 8 dhe 9 të fshatit Idrizovë vazhdojë të udhëtojnë mbi 20 kilometra për të ndjekur mësimet nëpër shkolla tjera të Shkupit. Kjo, për shkak se shkolla fillore “Petar Petroviç Njegosh” në afërsi të vendbanimit të tyre mbyllet në mesditë dhe nuk lejon që mësimi të zhvillohet edhe në orët e pas ditës.

Prindërit, përmes televizionit Alsat-M kërkuan edhe një herë t’i jepet fund diskriminimit të nxënësve shqiptarë dhe të njëjtit të lejohen të mësojnë në këtë shkollë ku ka hapësira të mjaftueshme për ndjekjen e mësimit së bashku, me moshatarët e tyre maqedonas.

Kjo sipas prindërve jo vetëm që nuk është lejuar por ka pasur edhe protesta kundër një kërkese të tillë të banorëve shqiptar.

Nxënësit shqiptarë të fshatit Idrizovë dekada me radhë përballen me problemin e shkollimit në gjuhën amtare. Që dëshpërimi të jetë edhe më i madh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep asnjë sinjal se do gjej zgjidhje për këtë çështje të garantuar me kushtetutë. Premtimet për ndërtimin e një shkolle të re vijnë vetëm gjatë fushatës parazgjedhore të cilët zhduken me mbylljen e procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button