Kapen në një motel në Zajaz këngëtare nga Shqipëria dhe Bosnja

Tre shtetase nga Shqipëria dhe një nga Bosnja që punonin si këngëtare në një motel në fshatin e Kërçovës Zajaz janë kapur këtë vikend në një aksion të përbashkët të realizuar nga policia kufitare dhe policia lokale e Kërçovës, njoftoi policia e Ohrit.

Këngëtaret janë kapur në motelin “Liridona” në Zajaz me qëndrim të pa lajmëruar dhe u është shqiptuar dënim prej 200 eurove dhe ndalesë për qëndrim në Maqedoni prej 6 muajve deri dy viteve.

Aksione të tilla janë realizuar edhe në motelin “Joni” në Veleshtë të Strugës ku janë kapur katër shtetase nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button