Pesë të plagosur në Zherovjan të Tetovës

Mëngjes horor për banorët e fshatit Zherovjan të Tetovës. Sot rreth orës 5 të mëngjesit në restoranin “Lovec” që gjendet në hyrje të fshatit respektivisht në magjistralen Tetovë-Gostivar kanë hyrë tre persona të panjohur dhe kan gjuajtur me armë zjarri ndaj personave që janë gjendur në objekt dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pesë personat e plagosur janë dërguar urgjentisht në spitalin e Gostivarit dhe më pas janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Deri tani nuk dihen motivet e gjuatjes me armë , policia vazhdon me hetimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button