Shfaqet sërish vajza e madhe e Robert Berishës, çfarë kërkon e ëma

Aida, nëna e Aronës, që me gjasë është edhe vajza e Robert Berishës, ka vendosur të mos rrijë e qetë dhe të kërkojë më shumë nga familja Berisha, të paktën e bija të takohet me të atin. Siç shkruajnë mediat kosovare, Arona është vetëm njëri prej emrave që mban vajza e Aidës, pasi ajo është pagëzuar edhe me emrin Roberta – emri i saj i plotë është Arona Roberta Ademi Berisha.

Pavarësisht se jeton prej vitesh në Angli dhe larg zhurmës mediatike që është krijuar për vajzën e saj, Aida pretendon që Nora Istrefi është shkaku pse Roberti nuk e takon të bijën: “Nuk po e bëj për para, po vetëm për drejtësi, pasi vajzës sime nuk po i lejohet të takojë babanë e saj, sepse Nora nuk pranon. Nuk dua t’i bëj keq Robit e Norës, thjesht kërkoj që dhe vajza ime të mos vuajë, ngaqë i mungon babai, pasi dhe ajo ka të drejtën të shohë prindin e saj” – mësohet të ketë thënë Aida, e cila vazhdon të këmbëngulë që Roberti të pranojë atësinë dhe të takojë të bijën.

Edhe pse është aluduar në shumë media, gjithçka mbetet ende e mjegullt, pasi pak kohë më parë, në një intervistë për mediat kosovare, Roberti mohoi të kishte edhe një vajzë tjetër. Siç tha ai, Renée është e vetmja vajzë që ka dhe për të cilën është shumë i lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button