Demonstrata në Gazë, kërkohen vende pune dhe ulje te varfërisë

Një grup i punonjësve palestinezë organizoi demonstrata në Rripin e Gazës për shkak të rritjes së papunësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Punonjësit protestuan kundër rritjes së papunësisë dhe varfërisë. Demonstruesit mbanin pankarta në të cilat, mes tjerash, shkruante “Duam që të zgjidhen problemet e punëtorëve”.

Ata porositën se do të vazhdojnë betejën për ligjin i cili do t’iu mundësojë të drejta më të mira dhe kushte për punë.

Në mesin e demonstruesve gjendet edhe Ibrahim Ebu Qaide, i cili tha se janë mbledhur me qëllim që të dëgjohet zëri i tyre dhe të shihet se me çfarë problemesh ballafaqohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button