Dëshira për arsim e “bariut universitar” në moshën 63 vjeçare

Zeki Gür studenti universitar në moshën 63 vjeçare i cili bën punën e bariut në qytetin Elazig të Turqisë merr lëvdata për dëshirën dhe suksesin e tij në studime, raporton Anadolu Agency (AA).

Gür, teksa bënte punën e bariut në vitin 1988 e dha provimin e universitetit duke u regjistruar në Degën e Fizikës të Fakultetit të Shkencave në Universitetin Firat. Gür arsimimin e tij të cilin e nisi me ëndrrën për t’u bërë profesor fizike për shkak të vështirësive financiare u detyrua ta ndërpresë në vitin e dytë. Pasi përfitoi nga amnistia studentore pas shumë vitesh u rikthye në bankat e shkollës.

Sudent i viti të dytë në Degën e Fizkës të Fakultetit të Shkencave në Universitetin Firat, Gür, tërheq vëmendjen me dëshirën dhe suksesin që ka në mësime.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Gür tha se që në moshën kur ndodhej në shkollën fillore ka patur kurreshtje të madhe për shkencën ku pavarësisht vështirësive ekonomike të familjes arriti të përfundonte shkollën e mesme dhe të fitonte të drejtën e arsimimit në Degën e Fizikës.

Gür duke shpjegur se në kohën kur kishte filluar studimet ishte baba i 4 fëmijëve dhe se ka patur probleme ekonomike pasi edhe studionte dhe kryente punët e fshatit. “Për të paguar borxhet u detyrova të ndërpres përkohësisht shkollën. Zoti e bekoftë shtetin tonë që na solli një amnisti, në saj të së cilës vazhdova arsimimin. Por edhe sikur të mos bëhej amnistia unë sërisht do të hyja në provim dhe do ta fitoja universitetin”, tha ai.

– Librat i mban pranë kafshëve

Duke treguar se nuk e braktis studimin edhe gjatë viteve kur nuk shkonte në Universitet, Gür tha se vazhdimisht ka vazhduar të lexojë libra të fizikës, shkencës dhe teknologjisë. Ai tha se ka lexuar gjatë ditës në kodra duke kullotur bagëtinë dhe në mbrëmje në shtëpi.

Gür thotë se është i lumtur që pas shumë vitesh është rikthyer në shkollë dhe shpjegon se gjysmën e librave i ka vendosur pranë bagëtive. Ai tha se në kullota ka afërsisht 1 mijë e 200 libra.

“Për arsyen se humb kohë për të shkuar në shtëpi dhe për t’u kthyer këtu pranë kafshëve kam sjellë një pjesë të librave. I dua edhe librat edhe bagëtitë. Këtu kujdesem për bagëtitë, pi çajin, bëj mëngjesin por edhe lexoj librat në natyrë. Të jetosh në këtë mënyrë të jep kënaqësi”, shprehet ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button