Vuçiq nesër në Kosovë, ja kush do e mbrojë

Aleksandar Vuçiç pritet që nesër të vizitojë Kosovën. Mësohet se për sigurinë e t do të përkujdeset Policia e Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë se organet e sigurisë në vend janë përgjegjëse për ti ofruar përcjellje policore çdo personaliteti dhe niveli të lartë që viziton Kosovën.

“Çdo delegacion që vjen në Kosovë dhe posedon leje të autoritete të Republikës së Kosovës , Policia varësisht prej nivelit të delegacionit dhe vlerësimeve të rrezikshmërisë i ofron përcjellje policore”, ka thë ai për Zeri.

Nga ana tjetër, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është shprehur i bindur se kryeministri serb do ta vizitojë Kosovën këtë të diel.

Vuçiç pritet t’i vizitojë disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe.

Sipas Gjuriç, kryeministri do tu drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera. Kurse në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button