Partitë politike në Itali s’do të të financohen më nga shteti

Kryeministri i Italisë, Enriko Leta me anë të një mesazhi në twitter dhe duke paraprirë lëvizjen e sekretarit të sapozgjedhur të partisë demokatike Mateo Renci ka bërë të ditur se partitë politike në vend nuk do të mund të përfitojnë më nga financimet e shtetit.

Në fakt qeveria italiane ka aprovuar një projektligj që do të anulojë rimbursimet elektorale për partitë politike duke filluar që nga viti 2017.

Këshilli i ministrave ishte përpjekur që në fillim të mandatit, kur në 31 maj i kishte dhënë dritën jeshile projektligjit që parashikonte pezullimin dhe rregullonte shpërndarjen vullnetare për partitë politike. Një tekst që u aprovua vetëm pas disa muajsh nga parlamenti dhe përfundoi në senat vetëm në muajin tetor ku kishte mbetur i ngrirë deri në këtë moment.

Kryeministri Leta deklaroi se tashmë do të jenë vetë qytetarët që do të vendosin se kë do të financojnë por dhe shoqërive dhe sipërmarrjeve private që mund t’ia lejojnë vetes një gjë të tillë, cdo subjekt privat do të mund të financojë deri në 300 mijë euro cdo parti ndërsa sipërmarrhet do të kenë një kufi finacimi prej 200 mijë eurosh në vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button