“Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”, çfarë në të ardhmen?

Në organizim të Institutit për hulumtime shkencore “Max Van Der Stoel” dhe disa profesorëve të Universitetit të Evropës Juglindore të cilët janë me prejardhje nga ana e Rekës, në Mavrovë u organizua Konferenca Shkencore “Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”. 

Organizatorët e konferencës thanë se përmes kësaj konference, shpalosen çështjet e këtij rajoni të rëndësishëm të shqiptarisë që meriton të studiohet nga dimensione të ndryshme duke u nisur nga ai historik, gjuhësor, antropologjik, kulturor, etnografik e kështu me radhë.

“Reka si krahinë përfshin pjesën më  kryesore të trungut shqiptar dhe ashtu siç ka thënë Josif Bageri kërthiza e Shqipërisë është Reka. Reka është e përbërë prej shumë vendbanimeve, gjatë luftërave ballkanike është bërë pastrimi i shumë fshatrave të cilat kanë ngelur të pa banuara siç themi ne gjuhën tonë shkret. Besoj se nga kjo konferencë do del edhe  libri i parë Reka dhe shqiptarët e Rekës së Epërme, ku do të njoftohen me veprimtarinë e veprimtarëve të të gjitha kohërave nga Reka e Epërme, që kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë sakrifikuar vetveten e tyre që sot kombi shqiptar të ketë një ardhmëri më të mirë. Prandaj unë si kryetar komune e pash të arsyeshme që ti mbështes organizatorët të cilët për mrekulli kanë bërë organizimin e një konference të parë shkencore të Rekasve dhe Rekalive të Rekës së Epërme”, theksoi kryetari Nevzat Bejta.

Njëri nga organizatorë e konferencës profesori Nasir Selimi, vlerësojë se është një konferencë e qëlluar,  ndoshta e vonuar, por, më mirë vone se kurrë. 

“Për studimin analizën, hulumtimin e Rekës së Epërme, një krahinë e cila është lënë pas dore, por shume e begat me vlera, zakone me një histori shume të lavdishme të popullit për të cilën mendoj se do të shoshitet nga të gjitha këngët shkencore. Mendoj se me këtë është hapur një kaptinë e re për begatinë, për vlerat të cilat i ka gjallë. Kësaj radhe publikisht falënderoj sponsorin kryesor të kësaj konference komunën e Gostivarit dhe kryetarin Nevzat Bejten”, tha profesori universitar, Nasir Selimi. 

Profesori, Ali Pajaziti një tjetër organizator i konferencës tha se hap pas hapi arritëm të grumbullojmë në një vend një sërë njerëz të shkencës, të dijes dhe të penës, të cilët çështjes i qasen në mënyrë objektive. 

“Diskurse dhe ligjërata shkencore, fokusojnë këtë zonë e cila konsiderohet si zorrë qorre e komunitetit shqiptar të Maqedonisë, zonë që ka qenë objekt i tendencave për tu eliminuar nga harta e rajoneve të gjalla dinamike dhe e cila ka qenë objekt e asimilimit por fatmirësisht njerëzit e kësaj ane bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të ruajtur,, individ dhe thelbin e vet kulturor, gjuhësor dhe kombëtar”, tha profesori Ali Pajaziti. 

Profesori Nexhat Mehmedi, i cili para të pranishmëve ndër të tjerat e prezantoi edhe të folurit e Rekës të marrun nga kopshti i gjuhësorit të madh Josif Bageri. 

“Thjesht thënë, jo vetëm për mua si rekali dhe kurbetqar, është tamam si kënga e Ali Pashës, trupi në Janinë e koka në Stamboll. Edhe ne mërgimtarët me trup jemi gjithandej botës, por me kokë dhe shpirt jemi në vendlindje. Faktikisht, erdha vetëm për këtë ditë, sepse emocionet, nderi dhe krenaria që jam një shqiptar nga Reka, ishte e pamundur të mos vija. Ato argumente që u shpalosën këtu, nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen e Rekës por edhe i shoqërisë së madhe shqiptare”, theksoi profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Nexhat Mehmedi. 

Në kuadër të sesioneve gjithashtu e fol edhe për arkitekturën, tipin e veshjes, vajet, elementet etnografike ne poetikën e vargut popullor, këngët e mërgimit të Rekës dhe rajonit të Rekës. Gjithashtu u fol edhe për dëshmitë e Rekës shqiptare sipas regjistrimeve nëpër shekujve, betejat e mëdha dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Rekës si dhe shumë e shumë tema që kanë të bëjnë me Rekën dhe veprimtarët e rajonit të Rekës. 

Pjesëmarrës në konferencë ishin nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Saliu, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu profesor të ndryshëm universitar dhe shumë mysafirë të pranishëm. Sponsor gjeneral i Konferencës Shkencore “Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”

Lajme të ngjashme

Back to top button