Thaçi: Na pret punë e madhe në implementimin e MSA-së

Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së  Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, po shënohet hapi i parë historik në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në familjen europiane.

“Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët europian.

Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. HTH” ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button