Çollaku: Prioriteti i radhës, liberalizimi i vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka uruar qytetarët e vendit për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Acociimit, ndërkaq ka thënë se prioriteti i radhës është liberalizimi i vizave.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Sot i uroj të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet Bashkimin Evropian dhe Republikës së Kosovës të cilën e kemi nënshkruar më 27 tetor 2015 në Strasburg dhe e kemi ratifikuar në Kuvendin e Kosovës më 2 nëntor 2015. MSA është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje e shton rëndësinë dhe përkushtimin për integrimin evropian të vendit tonë.
Përfitimet e kësaj marrëveshje shtrihen në fushat politike, ekonomike dhe përafrim të legjislacionit, dhe këto do të përkthehen në më shumë stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, liri, dhe sundim të ligjit. Prioriteti i radhës padyshim është përfundimi i dialogut për liberalizim të vizave, që poashtu është në fazën e fundit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button