Kamjan, aksident mes trenit dhe traktorit, traktoristi humb jetën

Një banor shtatëdhjetë e tre vjeçar i fshatit Kamjan të Tetovës e ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë në komunikacion që rreth orës 18:00 ka ndodhur në vendkalimin e parregulluar hekurudhor te ky fshat i Tetovës. Informacionet e para për aksidentin i kumtoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, deri te aksidenti ka ardhur pasi treni që qarkullonte në relacionin Shkup-Kërçovë numri 662 është përplasur në traktorin me rimorkio që e drejtonte banori tani më i ndjerë i Kamjanit, i cili e kaloi hekurudhën në vendkalimin pa mbrojtje, duke u kthyer nga puna në fushë. Gjatë përplasjes, rimorkio ishte hedhur në njërën anë ndërsa traktori në anën tjetër.

Traktoristi ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ekipi i Ndihmës së shpejtë i cili arriti në vendin e ngjarjes vetëm e ka konstatuar vdekjen e tij. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik, ndërsa hetimi duhet t’i konfirmojë arsyet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë të trafikut me pasoja të vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button