Mançevski: Rasti “Fortesa”, provë që s’ka pasur regjistrime të prera, ngjitura dhe montuara

LSDM-ja opozitare  ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me ç’rast iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditor për kryeshefin e drejtorisë së pestë në kuadër të DSK-së, Goran Gruevski. Nga LSDM thonë se ky është një fakt i gjallë se nuk bëhet fjalë për materiale të montuara e falsifikuara por se bëhet fjalë për disa të vërteta për të cilat personat e inkriminuar do të japim llogari përpara drejtësisë, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin, njofton Portalb.

“E përsërisim mbështetjen tonë të plotë në punën e Prokurorisë Publike Speciale. Ngjarjet e djeshme janë dëshmia më e mirë se nuk paska pasur shërbime të huaja, nuk ka pasur furgona të verdhë, nuk ka pasur as incizime të montuara, të prera dhe të ngjitura. Ngjarjet e djeshme janë dëshmia më e mirë se Nikolla Gruevski vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës është duke gënjyer. Të gjithë ata që kanë bërë thyerjen e ligjit do të përgjigjen, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin”, tha Mançevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button