Tahiri komenton me Blendin videon që thuhet se është e Ermirës dhe Musës (Video)

Gazetarja Arta Tahiri, në lidhje telefonike me Blendi Fevziun të emisionit Opinion, ka bërë një raportim se si u publikua një audio inçizim që thuhet se është mes deputetes Ermira Mehmeti dhe zv/ kryeministrit Musa Xhaferi dhe si e ka pritur opinioni në Maqedoni këtë video me përmbajtje eksplicite.

Sipas saj, mediat në Maqedoni e kanë të ndaluar të transmetojnë të tilla gjëra, dhe kjo është publikuar në rrjetet sociale dhe mediat kosovare.

Gazetarja vuri në dukje se qytetarët kanë pasur qëndrime të ndryshme sa i përket publikimit të audios. Disa kanë kritikuar ashpër e disa kanë mbështetur Mehmetin.

Ndërsa ndër të tjera, tha se përgjimi eventual i deputetes me zv/ kryeministrin është publikuar së fundmi për shkak të zgjedhjeve si shantazh ndaj tyre dhe BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button