Për demarkacionin, tash kërkohet hetim nga FBI-ja

Hetim ndërkombëtar nga FBI-ja po kërkon Ramush Haradinaj për Murat Mehën e anëtarët tjerë të Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Lideri i AAK-së i ka dërguar letër presidentes së shtetit, nga e cila ka kërkuar që të ftojë Byronë Federale të Hetimeve që të zbardhë të vërtetën për rolin kriminal, siç thotë Haradinaj, që kanë pasur anëtarët e Komisionit Shtetëror, raporton KTV.

Ai ka thënë se as komisioni ndërkombëtar i angazhuar nga Jahjaga nuk ka prodhuar rezultat.

As Vetëvendosje nuk i beson raportit të ekspertëve ndërkombëtarë. Thotë se u shërbyen me materiale e harta të Murat Mehës, prandaj rezultati mbetet i njëjtë.

Por, Glauk Konjufca nuk e di nëse këtu mund të ketë punë edhe FBI-ja.

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar edhe një hartë të vitit 1998, për të cilën thonë se është e Murat Mehës, që është krejt në shpërputhje me atë që Meha e thotë sot.

Vetëvendosje ka deklaruar se do ta pengojë seancën kurdo që demarkacioni do të jetë pikë e rendit të ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button