Nëse Gjermania fiton EURO 2016, çdo futbollisti nga 300 mijë euro

Në rast se kombëtarja e Gjermanisë fiton Kampionatin e sivjemë Evropian, çdo futbollist do të shpërblehet me nga 300 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (FDB), thuhet se në rast se “Elf” arrijnë deri tek titulli i katërt në Kampionatin Evropian, çdo lojtari do t’i paguhen 300 mijë euro.

Ndryshe, kombëtarja gjermane ka qenë kampione evropiane në vitin 1972, 1980 dhe 1996. Në raste të kalimit në çerekfinale të garës lojtarëve do t’u paguhet nga 50 mijë euro, në gjysëm finale 100 mijë euro, ndërsa për finale do të shpërblehen nga 150 mijë euro.

Drejtori për çështje financiare Reinhard Grindel deklaroi se është i kënaqur për vendimet e shpejta dhe logjike lidhur me premitë e sivjeme.

Sipas tij, qëllimi i federatës ka qenë që të vendos vlerat sportive në plan të parë. Kampionati Evropian në Futboll në vitin 2016 do të mbahet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik të vitit 2016, që do të jetë Kampionati i 15-të i UEFA-së.

Franca do të jetë për herë të tretë nikoqire e garës, pas atyre në vitin 1960 dhe 1984. Në këtë kampionat për herë të parë numri i pjesëmarrësve do të zgjerohet nga 16 në 24 kombëtare.

Finalja e EURO 2016 do të luhet më 10 korrik në stadiumin “Stade de France”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button