I realizohet ëndrra vajzës që qau për Obamën (VIDEO)

Zgjedhjet e sivjetshme presidenciale në SHBA mund të jenë të dhimbshme për dikënd që e pëlqen shumë presidentin aktual, Barack Obama.

Por vogëlushja Kameria e përjetoi goxha rënd faktin që Obama shumë shpejtë do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Klan Kosova.

Gjyshja e saj, Caprina Harris, muajin e kaluar e kishte postuar një video të Kamerias në Facebook ku ajo shihet duke qarë e dënesur pasi mëson që Obama nuk do të jetë më president.

Ajo madje i kishte shkruar Obamës një letër ku i kërkonte që të mos largohet.

“Nuk dua që ti të largohesh nga Shtëpia e Bardhë. Unë dua që të të takoj përpara se të largohesh”.

Dëshira e saj u realizua në fillim të kësaj jave.

Si një president pa komplekse e shumë i afërt me popullin e tij, Obama vendosi që ta takojë vogëlushen.

Më poshtë mund ta shikoni videon nga takimi i Obamës me fansen e tij të flakët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button