Ndalesë për KSHZ-­në për të siguruar e­-qasje deri te të dhënat personale

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave të personave me detyrë zyrtare kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Komisionin Shtetëror zgjedhor (KSHZ) lidhur me publikimin e të dhënave personale të Listës zgjedhore në ueb faqen e saj dhe solli dy zgjidhje të përkohshme.

Me njërën, siç kumtoi, ndalohet që KSHZ­-ja të sigurojë qasje elektronike deri te të dhënat personale në Listën zgjedhore të publikuar në ueb faqen www.izbirackispisok.gov.mk në mënyrë e cila nuk është në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa me tjetrën, KSHZ­-së i ndalohet të publikojë në ueb faqen e saj të dhëna të personave fizik (emri dhe mbiemri, gjinia, adresa, vendi dhe komuna, data e lindjes, të dhënat për personat e zhvendosur dhe numri i vendvotimit), të përmbajtura në Listën e shkresave­lëndëve jokonzistente të kontrolleve terrenore.

Zgjidhjet e përkohshme, thekson Drejtoria, janë dhënë me qëllim që të pengohet shkelja e mëtejme e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale dhe shkaktimi i pasojave evntuale të dëmshme deri në sjelljen e vendimeve.

“KSHZ obligohet të ndërmarrë masa gjatë kërkimit në Listën zgjedhore e cila është e publikuar në ueb faqe: përmes një komune të caktuar që të mos shfaqen të dhënat personale të të gjithë votuesve në këtë komunë, përmes një adrese të caktuar të mos shfaqen të dhënat personave e të gjithë votuesve të kësaj adrese dhe përmes një emri dhe mbiemri të caktuar të mos shfaqen të dhënat personale të gjithë personave të cilët e kanë atë emër dhe mbiemër”, thekson Drejtoria.

Në vendimin e përkohshëm është përcaktuar se publikimi dhe qasja elektronike deri te të dhënat personale në Listën zgjedhore të ueb faqes së KSHZ­së nga ana e një numri të pacaktuar të personave nuk është e drejtë dhe në pajtim me ligjin dhe është kryer në mënyrë që nuk është në pajtim me qëllimin konkret dhe të qartë ligjërisht, në kundërshtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 28­v dhe 28­g të Listës zgjedhore dhe nenit 5 paragrafi 1 dhe paragrafit 4 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, njofton MIA.

Sipas Drejtorisë, Kodi zgjedhor në nenin 55 paragrafi 1 parasheh se të dhënat personale të përmbajtura në Listën zgjedhore janë mbrojtur në pajtim me ligjin dhe nuk guxojnë të përdoren për asnjë qëllim tjetër, përveç për realizimin e të drejtës zgjedhore të qytetarëve. Por, me mundësimin e qasjes elektronike në emrin dhe mbiemrin dhe adresën e të gjithë votuesve përmes internetit për një periudhë të pacaktuar, ekziston rrezik që të dhënat personave të përdoren për qëllime të tjera.

Për zgjidhjen tjetër të përkohshme, Drejtoria sqaron se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka bazë ligjore të kryejë përpunim përmes publikimit të të dhënave personale të personave fizik, të cilat do të përcaktohen si shkresa jokonzistente dhe do të jenë lëndë e kontrolleve terrenore. Para inicimit të mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, siç thekson, më shumë herë mban takime me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe dorëzoi mendim lidhur me publikimin e të dhënave të Listës zgjedhore në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button