Stojanov: Bullgaria duhet të jetë avokat i Maqedonisë në BE

Bullgaria duhet të jetë avokat i Maqedonisë në BE, sepse Sofja nuk ka shtet më afër saj, vlerësoi ish presidenti bullgar Petar Stojanov, njofton MIA.

“Në gjashtë muajt e fundit tre herë jam takuar me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov në raste të ndryshme dhe jam shumë i gatshëm të besoj se fjalët e tij që Bullgaria ta përfaqojë Maqedoninë janë pikërisht thirrje për marrëdhënie më intensive mes të dy vendeve”, theksoi Stojanov duke i’u përgjigjur pyetjes së BGNES për atë se cila është perspektiva e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën e mëparshme për BGNES javën e kaluar bëri thirrje për marrëdhënie më intensive mes të dy vendeve.

Bullgaria është shtet i vjetër, me histori, me traditë, me vetëbesim, me të tashme, e cila gjithashtu, jep vetëbesim sepse është vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, sqaron Stojanov.
“Herë pas here duhet t’i falim disa gazetarë dhe publicistë të Maqedonisë për gabimet e vogla lidhur me Bullgarinë, sepse shtet më të afërt se Maqedonia nuk kemi… Mes roleve më të rëndësishme të Bullgarisë në BE është që të jetë avokat i Maqedonisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE”, theksoi ish presidenti bullgar dhe shton “nuk kemi shtet më të afërt se Maqedonia”.

Lidhur me krizën emigruese dhe për rrezikun që nëpër Bullgari të kalojë korridori i ri për çka paralajmërojnë disa anëtare të BE-së, Stojanov potencon se vendi i tij duhet të përgatitet edhe për një mundësi të tillë.

“A do të ndodh kjo, e kam të vështirë të them, sepse më nuk jam në politikën rrjedhëse. Kam përshtypje se udhëheqësia shtetërore dhe politike e vendit e bën atë që nevojitet”, konsideron ish shefi i shtetit bullgar, duke shtuar se megjithatë bullgarët nuk duhet të jetojnë në frikë të përhershme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button