Komisioni për raportin e PSP-së nuk e fillon seancën pa ardhur Janeva

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe bashkëpunim mes komuniteteve, Vllatko Gjorçev, nuk e filloi seancën për shqyrtimin e raportit gjashtëmujor të prokurores speciale, Katica Janeva, sepse sipas tij, pa prezencën e Janevës nuk ka kushte që të nis seanca, raporton Portalb.

“Prokurorja speciale është e vetmja funksionare që nuk do të jep përgjegjësi para Kuvendit. E njëjta e ka shpallur edhe për jo-legjitim Kuvendin. Me keqardhje them se nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet seanca”, tha Gjorçev.

Në komision nuk ka marrë pjesë LSDM. Sipas tyre, ata nuk duan të jenë pjesë e cirkut.

“Gjorçev duhet ta vërtetojë rendin e ditës. Të mos bëjë cirk. Derisa nuk e vërteton rendin e ditës ne nuk marrim pjesë”, tha Goran Sugarevski.

Kujtojmë se Janeva ka dorëzuar Raportin në Kuvend dhe ka thënë se përgjegjësinë ndaj Kuvendit e ka kryer me dorëzimin e Raportit.

“Dua edhe një herë t’i qartësojë arsyet se pse nuk do të marr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve dhe në Seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka do të përsërisë se nuk bëhet fjalë për mosrespektim të këtyre institucionevet. Në pajtim me rregullat ligjore, por edhe në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë unë kam obligim ligjor vetëm të dorëzoj Raport, Raport të cilin unë e kam dorëzuar dhe i përmban të gjitha elementet të cilat i kërkon ligji”, është shkruar në letrën e prokurores speciale Katica Janeva më 23 mars 2016.

Komisioni do të duhet të jep mendim për Raportin e PSP-së, derisa nuk e bën të njëjtën, raporti nuk mund të vihet në rend dite për seancë plenare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button