Durrës, projektet për Ballkanin Perëndimor

Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka nisur punimet në ditën e tij të dytë në qytetin e Durrësit, raporton TCH.

Në përfundim të tryezës së përbashkët, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në orët e pasdites, Bushati do të rikthehet në Tiranë për të zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek.

Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit do të diskutohen projektet rajonale sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji.

Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu do të diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që ndodhet në tryezë është edhe projekti i intekonjeksionit Shqipëri-Maqedoni.

Në Durrës, Serbia dhe Kosova nuk përfaqësohen me ministra, ndërkohë që merr pjesë edhe Komisioneri Hahn, sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme të Italisë, sekretari i Shtetit të Frances dhe ministri i Jashtëm norvegjez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button