Çfarë tregojnë buzët e plasura për shëndetin?

Plasaritja e buzëve mund të zbulojë shumë për gjendjen shëndetësore, e mbi të gjitha nëse kujdeseni për to por problemet nuk eliminohen. Më së shpeshti buzët plasariten për shkak të erërave, ajrit të ftohtë, por edhe për shkak shprehive të këqija të lëpirjes së buzëve. Çfarë tregon plasaritja e buzëve për shëndetin tuaj?

Mungesa e vitaminave të nevojshme Mungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhëmbëve. Nëse buzët ju janë shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje e këtyre vitaminave.

Pirja e pamjaftueshme e ujit Njëri ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup është thatësia dhe plasaritja e buzëve. Studimet e deritashme kanë treguar që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

Inflamacion kronik Nëse ekziston inflamacion kronik, apo inflamacion i qetë, në trup do të shfaqen ndryshime në këndet e buzëve, pëlcitje dhe tajitje e shtuar e pështymës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button