Reka e Epërme në fokusin e studiuesve shqiptarë

Në një konferencë, në Mavrovë, studiues,  shkencëtarë dhe publicist shqiptarë, kanë debatuar për fenomenin e quajtur Reka e Epërme.

Doket dhe zakonet shqiptare të kësaj treve dhe historia e begat, kanë qenë në fokusin e studiuesve.

Konferenca kishte për qëllim nxjerrjen në dritë të së vërtetës lidhur me rajonin e Rekës së Epërme e cila injorohej si pasojë e mostrajtimit adekuat nga politikat dhe pushtetet e kohës si Mbretëria Serbe, Bullgaria, regjimi komunist dhe demokracia jo-autentike e kohës.

“Vlerësojmë se është një konferencë e qëlluar. Ndoshta e vonuar por më  mirë vonë se kurë për studimin analizën dhe hulumtimin e Rekës së Epërme. Një krahinë e cila është lënë pas dore, por shumë e begate me  vlera popullore, zakone, gjuhë dhe një histori shumë të lavdishme të popullit tonë. Për të cilën mendoj se sot do të shoshitet nga të gjitha këndet shkencore dhe mendoj se me këtë është hapur një kaptinë e re për begatitë, për vlerat që i ka kjo anë”, tha Nasir Selimi, profesor universitar.

Konferenca në fjalë u mbajt nën organizim të Institutit “Max Van Der Stoel” në emër të të cilit, iu drejtua kryetari i  këtij instituti, Veton Latifi.
Punimet nga kjo konferencë shkencore do të përmblidhen në një botim të posaçëm i cili sipas organizatorëve do të jetë bazë e mirë për studiuesit e ardhshëm të kësaj trevave.

Lajme të ngjashme

Back to top button