OEMVP me plan për mbrojtjen e interesave të biznesit
Me qëllim ballafaqimin me situatën aktuale në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim, raporton Portalb.
OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.
Nga aty informojnë se i kryejnë këto shërbime juridike: Ndërmjetësimi në kontestet afariste, përpilimi i akteve nën-ligjore, organizimi i trajnimeve për rregullativat ligjore, përgatitja e propozim amendamenteve për rregullativën ligjore, si dhe sigurimi i teksteve ligjore në gjuhën shqipe, maqedone dhe angleze.
OEMVP zotohen se do të nisin edhe takime me parti politike për ta ofruar shërbimin e tyre profesional, si dhe për të shkëmbyer ide dhe mendime mbi zhvillimin e vendit.
Konsultimet e tyre me partitë do të fokusohen në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe financa, që në parim janë sektorë të cilat e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni./Portalb