Jennifer Lopez e tregon zhgënjimin më të madh të jetës

Gjatë karrierës së saj të gjatë e të suksesshme, Jennifer Lopez ka vuajtur edhe nga zemra e thyer.

Në një intervistë, gjyqtarja e American Idol ka folur për “zhgënjimin më të madh” të jetës së saj, divorcin nga martesa shtatë vjeçare me këngëtarin Marc Anthony.

“Në atë kohë ndjehesha sikurse e kisha humbur pak rrugën dhe në çdo kusht po përpiqesha ta bëja martesën të funksionojë”, ka thënë Lopez për revistën amerikane People.

“Kisha qenë e martuar edhe dy herë të tjera më parë dhe nuk doja që kjo martesë të ishte një zhgënjim. U mundova të bëhesha dikush që nuk isha vetëm që të mos ndaheshim”.

Lopez dhe Anthony kishin filluar një lidhje dashurie që në fillimet e viteve të 90-ta, mirëpo më pas ata u ndanë e u martuan me njerëz të tjerë. Çifti më pas, në vitin 2004 u ribashkua dhe e kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga lidhja e tyre bashkëshortore, ata kanë dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme që u lindën në vitin 2008.

Anthony i kishte kërkuar asaj divorc në vitin 2012, duke thënë se kanë dallime kontradiktore.

“Në kohën kur u martuam Marc dhe unë mendonim se do të ishim bashkë edhe për 40 vjet, derisa të vdisnim”, ka thënë Lopez.

Lopez është në një lidhje romantike me të dashurin e saj valltar, Casper Smart, ndërsa Anthony është i martuar me Shannon de Lima që nga viti 2014. Pavarësisht dallimeve që kanë, Lopez dhe Anthony janë shumë të përkushtuar si prindër të të dy fëmijëve.

“Marc dhe unë jemi shumë miq të mirë. Jemi përkrahës për njëri tjetrin”, ka thënë Lopez për Huffington post, transmeton Klan Kosova.

“Si nënë e ndjej përgjegjësinë që t’iu them fëmijëve të mi që babai i do shumë, pasi që ata shumë shpesh nuk mund të shihen për shkak të punës së Marc”.

HOLLYWOOD, CA - MAY 23:  Marc Anthony and Jennifer Lopez attend the ceremony honoring Simon Fuller with a Star on The Hollywood Walk of Fame held on May 23, 2011 in Hollywood, California.  (Photo by Michael Tran/FilmMagic)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button