Mishi bën që periodat të nisin më herët

Vajzat adoleshente që hanë rregullisht mish nisin periodat 5 muaj më herët sesa ato që nuk e konsumojnë.

Një studim i Universitetit Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në përfundimin se mishi i kuq bën që vajzave adoleshente t’u vijnë periodat më herët dhe kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet gjatë viteve në vazhdim.

Udhëheqësja e studimit, Erica Jansen, tha: “Është një studim i rëndësishëm pasi deri tani janë shumë pak ushqimet që njihen për ndikimin e tyre në pubertet. Kjo gjetje mund të tregojë edhe pse mishi i kuq, kur konsumohet në moshë të njomë, lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button