Propozimi i Van Hojtes dorëzohet në Kuvend

Organizatat e e gazetarëve dhe të mediave, Shoqata e gazetarëve, Sindikatat e pavarur e gazetarëve, Këshilli i etikës, Insitituti i mediave dhe Institudi për studime të komunikimit, sot në Kuvend dorëzuan propozimin e ndërmjetësuesit evropian Piter Vanhojte për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizive, si bazë e mirë për reforma në media.

Nisma është dorëzuar te të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me qëllim për të vazhduar debatin për reformat në media pas dështimit të bisedimeve mes nënshkruesve të marrëveshjes së Përzhinos.
Presim që nisma të diskutohet seriozisht dhe në mënyrë transparente me përfshirjen e të gjitha organizatave të mediave për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Pesë organizatat mbeten të angazhuara për miratimin e reformave në media që nuk do të thotë vetëm ndryshime të ligjit, por edhe implementimin efektiv të ligjeve.

Presim të gjithë deputetët ta mbështesin propozimin e ndërmjetësit Van Hojte, kurse kryetari i Kuvendit urgjentisht të koncokojë séance, ku do të diskutohet për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button