Kush-kujt ia thotë në sy, vendos publiku!

[Recension: Sulejmani ia thotë në sy Ademit të BDI-së: Do t’a shihni në zgjedhje kush është “BESA”!]

Gazetarët inkurajojnë debat dhe nuk favorizojnë ndonjë nga debatuesit. Roli i tyre është që të jenë konstruktiv gjatë debatit dhe mos të jenë të njëanshëm. Kur një debati disa ditë më vonë i thuret një kontribut informues, në të cilin përveç njëanshmërisë, shtohen edhe elemente komentimi, përmbajtja del jashtë standardeve profesionale. Është e drejtë e publikut që të gjykojë, se kush ka pasur argumente më të fuqishme gjatë debatit dhe kush – kujt ia thotë në sy, e dhe jo e gazetarit. Çdonjëri që ndjek debatin apo informacionin për të, nëqoftë se ai është gjithpërfshirës, mund të gjykojë në bazë të asaj që e percepton.

Teksti që po recensojmë nuk plotëson parimet e gazetarisë profesionale. Përmbajtja, përveç që favorizon njërën palë, e nënçmon palën tjetër, madje duke akuzuar për diçka që më nuk përbën lajm.

Në emisionin Argument, në televizionin MTV 2, në gjuhën shqipe, janë përplasur ashpër përfaqësuesi i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Arbër Ademi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Driton Sulejmani. Ademi i BDI-së ka dashur ta krahasojë Lëvizjen Besa me partitë që janë paraqitur më herët te shqiptarët, mirëpo ka hasur në përgjigje kategorike të Sulejmanit: “Duke pasë parasysh zhgënjimin e madh të shqiptarëve, unë jam i sigurt në fitoren e Lëvizjes Besa. Do të bindeni edhe vetë”, ka replikuar Sulejmani, gjatë debatit të ashpër.

Sulejmani Ia Thotë Në Sy Ademit Të BDI screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Sulejmani ia thotë në sy Ademit të BDI-së: Do t’a shihni në zgjedhje kush është “BESA”!”
Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016
Data e recensionit: 24.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi pasues vazhdon të problematizojë qasjen profesionale. Ç’rëndësi ka nëse dy nga debatuesit janë nga i njëjti qytet?! Kjo nuk do të thotë se ata duhet me doemos të kenë mendime të njëjta, aq më tepër kur kemi parasysh faktin se i përkasin subjekteve të ndryshme politike.

Shpërqendrimi i lexuesit vazhdon në fjalinë tjetër dhe e largon atë nga nga tema e artikullit, e kjo buron falë përzierjes së disa çështjeve brenda një lajmi. Për çfarë lajmi ekskluziv është informuar lexuesi në këtë pjesë të tekstit, përderisa fakti se kreu i BDI-së nuk ka vizituar Kumanovën, është lajm i vjetër, e përmbajtja nuk jep dëshmi konkrete për atë se Ahmetit nuk i ofrohet mikpritje në këtë qytet.

Edhe Sulejmani edhe Ademi janë nga Kumanova, qytet ku shqiptarët nuk i ofrojnë mikpritje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar dhe pas vrasjes së Komandant Shqiponjës.

Kodi etik, Neni 13: “Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.
Paragrafi 1: “Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.
Paragrafi 2:
“Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrimet autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun”.

Mirëpo përfaqësuesit e BDI-së nga ky qytet nuk tregojnë shenja turpi për faktin se këmba e Ahmetit që atëherë nuk ka shkelur në Kumanovë, gjë që po irriton edhe më tepër shumë kumanovarë.

Mundësia për të komentuar një debat në këtë drejtim ekziston, por në kategori dhe zhanr tjetër, e jo në lajm për një debat. Gazetarët apo edhe redaksia gëzojnë mundësinë dhe të drejtën që përmes editorialit të komentojnë debatin dhe të japin qëndrimet dhe hipotezat e tyre, që do të ishin krejt në rregull sa i përket aspektit profesional poqë së futen në rubrikë dhe zhanr adekuat.

Në këtë formë, nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një lajm, por me një qëndrim dhe vlerësim subjektiv, të cilin kjo përmbajtje e ka artikuluar si lajm. Qasjen joprofesionale në tekst e dëshmon edhe fakti se, përveç dominimit dhe stërtheksimit të qëndrimit të njërit prej debatuesve karshi debatuesit të dytë, në debatin në fjalë kishte edhe një tjetër panelist, i cili nuk theksohet askund në tekst. Kjo vetëm sa shton edhe më tepër dozën e njëanshmërisë së kësaj përmbajtjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button