Memeti: Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione “sa për sy e faqe”

Përfaqësimi adekuat sa për sy e faqe realizohet dhe nuk ka të bëjë me kualitet, por vetëm me numra. Përderisa në vitin 2014 përfaqësimi ka qenë 18.6 tani është 18.8. Por unë do të përmbahem nga komente sepse në Raport në mënyrë më korrekte do të mund të informoheni. Këto të dhëna më shqetësojnë.

Kështu është përgjigjur Ixhet Memeti, avokati i popullit, në pyetjen e gazetarëve sa i përket përfaqësimit adekuat, raporton Portalb.

Avokati i Popullit sot ka publikuar Raportin e tij vjetor për gjendjen me liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilin e ka dërguar edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në Raport janë konstatuar një numër i madh i cenimeve individuale dhe grupore, si dukuri të shkeljeve masive të të drejtave dhe lirive të njeriut./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button