Qytetarët bëjnë thirrje për rrëzim Car Dushanit

Nëpër Shkup gjithkund të ngjitura Portalb ka vërejtur disa afishe të cilat bëjnë thirrje për protesta masive të cilat do ta rrënonin car Dushanin në sheshin e Shkupit.

Të premten e ardhshme më 20 dhjetor në orën 13 paralajmërohen protestat nga qytetarët të cilët janë nëshkruar me emër dhe mbiemër.

Nuk kemi informata nëse protesta është e lajmëruar në polici.

Pikënisja do të jetë nga xhamia Jahja Pashë në Çair të Shkupit.

Pas tendencës për rrënim nga anëtarët e BDI-së dhe disa qytetarë të tjerë, këtë përmendore e ruan policia.  Sot kishte edhe një tendencë për ta rrënuar atë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button