Tërmet në Shqipëri

Në orën 15:10 një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar sot 7 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.

Tërmeti, qe është ndjerë nga banorët e zonës, ka ndodhur 37 kilometra larg kryeqytetit. Kjo ka bërë që banorët që jetojnë në pallate të larta të mbërthehen nga paniku, por lëkundjet kanë qenë vetëm për disa sekonda, transmeton KP.

Sipas ekspertëve sizmiologë, tërmeti ka qenë vertikal dhe ka pasur një thellësi prej dy kilometrash, por nuk ka raportime për probleme apo dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button