Besimi: Nuk do të ketë datë për negociata

Maqedonia nuk do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Samitin e BE-së.

Epilogu i tillë është më shumë se i sigurt, pas takimeve që ka pasur sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, në Bruksel. 

Besimi është njoftuar nga zyrtarët e lartë të Brukselit, se nuk ka konsensus mes shteteve-anëtare për t’i akorduar vendit tonë datën e negociatave për anëtarësim. 

“Ne nuk duam të krijojmë pritshmëri joreale për datën e negociatave për anëtarësim. Realisht, në këtë rast nuk është zgjidhur ende çështja e emrit dhe as ajo e marrëdhënieve fqinjësore me Bullgarinë. Realisht, në këtë situatë, nuk ka konsensus mes të gjithave anëtareve të BE-së”, ka deklaruar Besimi, transmeton MIA. 

Sipas zv.kryeministrit, me rëndësi për vendin është se Komisioni Evropian ka rekomanduar çeljen e negociatave aderuese.

Besimi ka takuar sot drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim, Kristian Daniels dhe Sekretarin Gjeneral të Shërbimit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Pjer Vimont.

Lajme të ngjashme

Back to top button