Refugjatët: Informacioni i rrejshëm për hapjen e kufirit krijon tensione të reja

Është krijuar shqetësim dhe kaos në Idomeni për shkak spekulimeve se sot do të hapet kufiri maqedono-grek. Mijëra refugjatë janë nisur nga Selaniku drejt Idomenit pas informacionit të rrejshëm se kufiri do të hapet, transmeton Portalb.

Policia ka njoftuar se po bëhen lojra të rrezikshme me refugjatët, të cilët janë rraskapitur nga kushtet e këqija në të cilat po jetojnë. Dyshohet se ky alarm është bërë për tu përgatitur kalim illegal të refugjatëve nëpërmes pjesëve tjera të pambrojtura në vijën e pambrojtur kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Për policinë greke mbetet ende e panjohur se nga doli ky informacion i rrejshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button