Tiranë, përplasen dy makina, njëra bie ne lumin e Lanës

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e një përplasje mes dy automjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në lumin e Lanës.

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, ku mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar. Bëhet fjalë për një përplasje mes një automjeti tip “Opel” dhe një taksie tip “Benz”. Përplasja qe i e fortë, ndërsa drejtuesi i “Opelit” ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në lumin Lanë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për nxjerrjen e automjetit nga lumi Lana, ndërkohë që ka nisur hetimet për aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button