Betimi në ‘kurorë’ humb kuptimin e dikurshëm

Qendra e ngritur për edukimin e çifteve të sapo kurorëzuara në kuadër të Entit social, nuk ka ndihmuar shumë në uljen e numrit të çifteve që kërkojnë ndërprerjen e jetës bashkëshortore. 
Qyteti i Dibrës, konsiderohet si mjaft i prekur nga dukuria e shkurorëzimeve. Arsyet që shtrohen në deponimin e kërkesave për prishjen e kurorës në gjykatë janë nga më të ndryshmet.

“Gjatë viteve të fundit në Gjyqin Themelor të Dibrës ka numër të madh të shkurorëzimeve. Në vitin 2009 ka pasur 28 shkurorëzime, në 2010 ka pasur 29, në 2011 pas pasur 39 shkurorëzime. Në vitin 2012  janë dorëzuar 32 kërkesa për shkurorëzim prej tyre janë zgjidhur 29, përderisa gjatë dy muajve të këtij viti janë dorëzuar 34 kërkesa, prej tyre janë zgjidhur 17 raste”, deklaroi Mersim Marku, Kryetar i Gjyqit Themelor të Dibrës. 

Ndërkaq, në Qendrën komunale për punë sociale në Dibër, tregojnë për një numër të madh të ndarjeve fiktive, që shumica e bëjnë për qëllime të caktuara për të rregulluar dokumentacionin në vende të Evropës. 

Ndarjet fiktive më së shumti janë të regjistruara në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë”, theksojnë nga Qendra për punë dhe politikë sociale. Por, fatkeqësisht në të shumtën e rasteve të këtilla, bashkëshortët nuk i janë kthyer më jetës së përbashkët.

Kryetari i Gjyqit të Dibrës, Marku, tregon se kohën e fundit, gjithnjë e më shumë rritet numri i femrave të cilët kërkojnë ndarjen. Sipas tij, arsyet që shtrojnë janë kryesisht maltretimet fizike dhe psikike nga ana e bashkëshortëve.

Rrëfimi i një gruaje tregon për shkakun që ka shtruar kërkesën për ndarjen nga buri. Për nënën e dy fëmijëve nga Dibra, shpëtimi nga dhuna e burrit është vetëm ndarja. Ajo ka duruar për 16 vjet maltretimet dhe ofendimet, vetëm për të shpëtuar familjen. Kjo nuk mund të zgjaste pafundësisht për këtë grua 37 vjeçare të njohur për redaksinë e cila nuk deshi të zbulonte identitetin që tani punon si pastruese për të mbajtur fëmijët e saj. 

“Kurora” me gjasë nuk ka bekimin e dikurshëm, që konsiderohej një element i patjetërsueshëm i jetës familjare shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button