Opozitarët të interesuar për privilegjet që krijon qeveria për Subrata Roj

Subrata Roj dhe grupacioni i tij, janë investitorët e pëlqyer të kryeministrit Gruevskit, theksojnë opozitarët. Në seancën parlamentare, deputetët opozitarët pyetën se pse kjo kompani është e privilegjuar  në Maqedoni edhe pse ka problem në vendin amë në Indi.

“Pse indiani Subrata Roj është biznesmeni më i dashur për këtë qeveri, kur dihet se kur ka një vendim nga Gjykata Supreme e Indisë, duke ngrirë llogarit bankare dhe duke mos lejuar që të lëshojë vendin”, pyeti Oliver Spasovski nga LSDM-ja.

“Ne nuk i ndajmë  kompanitë se nga cili vend vijnë, ose nga diçka tjetër. Neve na intereson se çfarë mund të bëjmë që në pajtueshmëri me ligjet e vendit, këto kompani të mund të punësojnë duke investuar. Ky është shqetësimi jonë I vetëm”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Për opozitën, kontestuese ishte  festivali Ballkanik i Paqes. Krejt ky manifestim ishte investuar nga kompania Sahara Grup, u përgjigj  Gruevski. Sipas tij qeveria vetëm u del në ndihmë të gjitha kërkesave të investitorëve pa dallim se prej nga vijnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button