Dunga: Pritni pak, do ta them të vërtetën për Marcelon

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, ka njoftuar sot se pas dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Uruguait dhe Paraguait, do të tregoj të vërtetën rreth rastit të Marcelos.

Dunga nuk e ka ftuar mbrojtësin për këto dy ndeshje, me arsyen se ka dashur t’i lë të lirë lojtarët që janë përballur me shumë lëndime kohëve të fundi, gjë të cilën ka thënë se e ka bërë në bashkërendim me klubin merenges, e këta të fundit, nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Rreth këtij rasti, Marcelo u kritikua ashpër nga shtypi brazilian, por Dunga ka bërë të ditur se do t’i zbulojë mesazhet mes tyre dhe ekipit mjekësor të Real Madridit.

“Pas këtyre dy ndeshjeve unë dhe mjeku i kombëtares do të tregojmë mesazhet e shkëmbyera për të treguar të vërtetën e kësaj ngjarje”, ka thënë Dunga, transmeton indeksonline.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button