Ymeri: Kemi nevojë për më shumë konsolidim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se arsye për anulimin e protestës së paralajmëruar për nesër është nevoja për më shumë konsolidim dhe zgjerim të forntit opozitar, njofton Klan Kosova.

Ymeri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Opozita e bashkuar duhet të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë, pasi që qeveria po synon ta ringjallë.

“Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore”.

“Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër”, ka pohuar Ymeri .

Lideri i Vetëvendosjes tha se “presim që Komisioni ad-hoc për vlerësimin e Marrëveshjes për Demarkacion ta konfirmojë qëndrimi tonë opozitar, si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar”.

Sepse “Kosova nuk ka tokë për të falur”.

“Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj”, përfundon shkrimi i Ymerit në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button