Sallatë për mëngjes? Po, e dëgjove mirë!

Duket e çuditshme ta nisësh vaktin e parë të ditës me sallatë, por kjo është pikërisht ajo që rekomandohet për të pasur një ditë të shëndetshme. Drithëra, kos apo omëletë janë natyrisht zgjidhje shumë e mirë mëngjesi, por të gjitha këto mund t’i kesh në një përzierje të vetme. Kështu, mund të sigurosh antioksidantët, fibrat dhe një numër të konsiderueshëm vitamina dhe minerale, të gjitha në një pjatë të vetme me shije që të ndihmon të ndihesh e lehtë dhe e ngopur gjatë ditës.

Përgatitja e sallatës:

Në një tigan të ngrohur pak hidh një lugë gjelle vaj ulliri dhe në zjarr të lehtë shto 8 kërcej asparagu të prerë në copa. Më pas shto edhe një deri në tre feta proshutë kanadeze dhe përzieje bashkë me asparagun derisa të marrin ngjyrë të artë, për rreth 3 minuta. Përzieji së bashku duke shtuar edhe 4 lugë vaj ulliri, 2 lugë uthull balsamike dhe 1 lugë gjelle mustardë. Rregulloje shijen me kripë dhe piper.

Në një tas, hidh asparagun, proshutën, 1 qepë të njomë (ose vetëm gjethet), 5 gjethe radhiqe, të prera në copa. Rregulloje me çdo lloj salce që dëshiron. Në fund, hidh sipër një vezë të zier dhe shto edhe pak rigon e piper.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button