Irak, 500 familje në një muaj ikin nga frika e DAESH-it

Rreth 500 familje janë larguar nga shtëpitë e tyre muajin e fundit, nga qyteza Havixhe e Kerkukut e cila ndodhet nën kontrollin e DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Ako Nexhim, një komandant i forcave Peshmerge në një deklaratë për gazetarin e AA ka thënë se pas lajmeve se forcat irakiane kanë nisur një ofensivë të gjerë për shpëtimin e Musullit, populli i cili jeton në rajonet e kontrolluara nga DAESH po largohet.

Duke nënvizuar se menjëherë pas fillimit të operacionit në afërsi të Havixhe-s nga ana e ushtrisë irakiane popullata në këtë rajon ka filluar të largohet, Nexhim në vijim të fjalës së tij tha se numri i atyre që kanë lënë shtëpitë dhe janë strehuar në rajonet e sigurta të kontolluara nga Peshmerget vetëm muajin e fundit ka shkuar në 500.

Nexhim ka thënë gjithashtu se për shkak të frikës për ardhjen e militantëve bashkë me familjet e ikura ata kanë shtuar kontrollet dhe si rrjedhojë janë kapur një numër i madh militantësh të DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button