Francë, 12 turistë portugezë humbin jetën pas një aksidenti rrugor

Dymbëdhjetë turistë portugezë humbën jetën dhe dy italianë u plagosën pas një aksidenti të rëndë rrugor gjatë natës së mbrëmshme në qendër të Francës, njoftoi sot në mëngjes media franceze online.

Një minibus që vinte nga Zvicra dhe shkonte në Portogali u përplas ballazi me një kamion, me të cilin udhëtonin dy italianë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës 79 të qytetit Montbeugny, në rajonin e Alvernias.

Ndërkohë, drejtuesi i minibusit shpëtoi me plagë të lehta.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes të dy italianëve, minibusi devijoi papritur majtas duke u përplasur me kamionin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button