Jonida Maliqi tregon të vërtetën për ndarjen nga bashkëshorti

Gjithmonë  edashur dhe e mirëpritur nga publiku për muzikën që bën, stilin original dhe pamjen fashion, jetën private Jonida Maliqi e ka mbajtur thuajse gjithmonë të paprekur dhe jashtë kamerave apo aparatëve kureshtarë. E martuar prej disa vitesh dhe nënë e nja djali, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike për jetën jashtë ekranit. Megjithatë, nuk ka shpëtuar pa u lakuar edhe për këtë. Pak kohë më parë, në disa media ka qarkulluar lajmi se Jonida ka probleme më bashkëshortin dhe është në prag divorci.

Por këtyre zërave mentorja e “The Voice” u ka dhënë një përgjigje të prerë. E kontaktuar nga “Prive”, Jonida jo vetëm i ka mohuar spekulimet për marrëdhënien e saj, por ka theksuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh. Këngëtarja vazhdon jetën e saj normalisht, e bekuar pranë njerëzve të shtrenjtë të saj dhe impenjimeve në karrierë, si eksperienca e fundit në “The Voice”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button