Gazetarët kosovar reagojnë kundër etiketimit të tyre
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton çdo lloj etiketimi dhe presioni mbi gazetarët dhe medien e pavarur.
Tendencat, që politika tu bëjë gjyq gazetarëve, janë të pa pranueshme në një shtet demokratik.
Ndërhyrja politike në punën e gazetarëve dhe cenimi i fjalës së lirë është i pa tolerueshëm, kundër interesave shoqërore dhe ligjeve ne fuqi.
Përpjekja e të zgjedhurve të popullit për të anashkaluar organet e drejtësisë paraqet rrezik për gazetarët dhe pasiguri në punën e tyre.
AGK e dënon ashpër çdo tentativë të kujtdo që mendon se mund ta ndal raportimin profesional.