Kosovari, magjistër i shkencave ndërkombëtare, i kthyer nga lufta në Siri, tregon pse shkoi atje

Albert Berisha, kosovari që kishte shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës atje, në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se kishte shkuar në Siri për të luftuar për popullin sirian kundër regjimit.

Ai thotë se nuk e kishte ditur se në Siri kishte aq shumë grupe që luftojnë me njëri – tjetrin dhe qëllimi i tij nuk ishte asnjëherë që t’i bashkohej ndonjë grupi terrorist.

“Ne krejt çka kemi ditur, është ajo që na është ofruar nga mediat, e nga mediat është bërë e qartë se po lufton populli sirian kundër regjimit. Të njëjtat ditë të cilat i kanë përjetuar ata i kemi përjetuar edhe ne, kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar, nuk kemi dashur t’iu bashkohemi grupeve terroriste ne nuk e kemi pasur as idenë për këto grupe.

Unë kam takuar shumë pjesëtarë të grupeve të ndryshme atje, grupe deri sa kam gjetur grupin që kam vendosur që t’i bashkohem grupit, nuk ka qenë as ISIS, prandaj unë nuk e pranojë akuzën e prokurorisë për terrorizëm”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se pse kishte vendosur të shkojë në Siri e po ashtu ka dhënë një profil të tijin.

“Është e vërtetë që ne kemi shkuar në Siri, por kemi marrë epitetin terroristë pa të drejtë. Jam 29 vjeçar, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kam përfunduar fakultetin në Universitetin e Prishtinës në Shkenca Politike, Masterin e kam bërë në Tiranë, jam i pranuar në tri universitet botërore për doktoratën por që nuk kam pasur mundësi për shkak të barrierave juridike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button