Nasri “mbetet në këmbë”, policia i konfiskon makinën 330 mijë paund

Francezi i Manchester City-t, Samir Nasri, po përfundon një sezon me dëmtime të shumta, ndërsa gjërat duket se nuk po shkojnë mirë as jashtë fushës së lojës për të, shkruan TCH.

28-vjeçari ka “mbetur në këmbë” pasi policia britanike i ka sekuestruar makinën e tij “Lamborghini Aventador”, me vlerë 330 mijë paund, pasi nuk ka qenë e regjistruar në Britaninë e Madhe.

Nasri është fotografuar në Beswick, në një zonë jo larg nga kompleksi i stërvitjes së ekipit, teksa ishte ndaluar nga policia dhe është zbritur nga automjeti i tij.

Aktualisht, Nasri është në periudhë riaftësimi pas dëmtimit të fundit, ndërsa pritet që të jetë i gatshëm për trajnerin e Manchester City-t në fillim të muajit prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button