Ministri izraelit kritikon belgët: Mos hani çokollata, luftoni terrorizimin!

Ministri izraelit i Inteligjencës dhe Transportit, Yisrael Katz, akuzoi Belgjikën se nuk po bën mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit, njofton TCH.

Një ditë pas bombardimeve të Brukselit, ai deklaroi se belgët janë shumë të zënë duke ngrënë çokollata sa harrojnë që në vend jetojnë njerëz që planifikojnë sulme terroriste.

“Nëse belgët do të vazhdojnë të hanë çokollata e të shijojnë jetën pa e kuptuar se disa prej myslimanëve në vend po planifikojnë sulme terrori, ata kurrë nuk do të mund të fitojnë luftën me ISIS”, deklaroi Katz.

Ministri izraelit ka pasur kritika edhe ndaj koalicionit kundër ISIS që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po nënvlerësojnë xhihadistët.

Kritikat e Katz janë publikuar nga “Jerusalem Post”, ndërsa ato janë bërë virale në rrjetet sociale duke qenë në jo pak raste edhe objekt i ironive të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button